RUSI – Meteorologët regjistruan një temperaturë anomale rekord në Arktik. Për herë të parë në ujërat e Oqeanit të Ngrirë të Veriut devijimi i temperaturës mesatare vjetore nga temperatura normale ishte 7 gradë. 

Siç theksoi Drejtori i Qendrës Hidrometeorologjike të Federatës Ruse Roman Vilfand, në vitin 2012 në Arktik u regjistrua një sipërfaqe e vogël rekord e akullit të detit. Kjo anomali u regjistrua në veri të Detit Kara mes ishujve të Zemlja e Franc-Jozefit dhe Novaja Zemlja.

Vilfand gjithashtu rikujtoi se viti i kaluar u shoqërua me temperatura të larta rekord edhe në SHBA, ku devijimi nga temperatura mesatare vjetore ishte 2.5 gradë.