SHBA – Personi i akuzuar për masakrën e Premierës së filmit Batman, gjatë vitit të kaluar, kishte ngritur kurthe bombash në shtëpinë e tij, në përpjekje për të shpërndarë forcat policore, ka dëshmuar një agjent i FBI-së.
James Holmes, 25 vjeç, kishte sajuar kurthe për të djegur apartamentin e tij, kur shkaktoi masakrën në Colorado, u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore përpara gjyqit.
Prokurorët thanë se sulmi ishte paramenduar, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se i akuzuari ishte i sëmurë mendor.
12 persona ndërruan jetë dhe 58 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në Aurora të Colorado-s, në korrik.
Dëshmia e agjentit të FBI-së, Garrett Gumbinner, në Centennial të Colorado-s, vjen si pjesë e dëgjimeve para gjyqit, që do të zgjasin gjatë gjithë javës, në mënyrë që të kuptohet nëse hetuesit kanë prova të mjaftueshme mbi këtë çështje, për ta dërguar në gjyq.
“Ai tha se kishte sajuar kurth në apartamentin e tij, i cili do të shpërthente, në mënyrë që zbatuesit e ligjit të dërgonin forca policore në apartamentin e tij, në vend të kinemasë”, tha Gumbinner për trupën gjykuese, sipas ABC News.
Agjenti ishte një prej 2 dedektivëve, i cili intervistoi Holmes-in, pas masakrës, mbrëmjen e asaj dite.