Pamja që shikoni nuk është e një salloni të një shtëpie luksoze, por ……e një burgu luksoz (!).
Në disa vende, të cilat shquhen për mirëqenien e tyre publike, edhe burgjet … kanë stilin e tyre të veçantë !
Një udhëtim fotografik në burgjet e Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës, zbulon se të burgosurit këtu jetojnë në kushtet … e një hoteli luksoz.
Sigurisht, nuk është për t’u patur zili kushtet e tyre të jetesës, sepse ata përsëri ngelen të burgosur. Megjithatë, është i rëndësishëm fakti që atyre u është dhënë mundësia për të jetuar në kushte mëse normale, pavarësisht se janë të burgosur.
Këto burgje kanë hapësira krijuese, zyra, kuzhina të pastërta dhe oborre me pemë dhe stola druri. Sa për qelitë, ata nuk kanë asgjë për të pasur zili nga dhomat e vogla të hoteleve ekonomikë!





