Pas kalimit të moshës 50-60-vjeçare shfaqen edhe problemet e para me kujtesën dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve. Këto probleme mendore janë në një masë edhe të trashëguara, por mund të ndikojnë edhe një sërë faktorësh. Për të shmangur humbjen e kujtesës dhe për të pasur mendje të freskët studiuesit sjellin disa këshilla shumë praktike që duhen zbatuar.

– Frekuentoni palestrën: Më tepër se 60 për qind e njerëzve nuk i praktikojnë ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky veprim është i dëmshëm, sepse mungesa e ushtrimit fizik do të shfaqej me pasoja negative për shëndetin. Probleme do të shfaqeshin jo vetëm në mirëqenien fizike, por edhe atë mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bëjnë që organizmi të nxitë disa neurone të reja, të cilat ndikojnë në pjesë të veçanta të trurit dhe janë përgjegjëse për kujtesën.

– Faktorët ushqimorë: Edhe ushqimi dhe dieta e përditshme luan një rol të pazëvendësueshëm në mirëqenien mendore. Studimet kanë treguar se Omega-3, janë përbërës të yndyrshëm, të cilët gjenden me bollëk tek farat e lirit, arrat, lajthitë, salmoni, soja dhe shumë ushqime të tjera. Këto njihen jo vetëm si stimulues të gjendjes së humorit, por edhe ndihmojnë në përqendrim gjatë punës dhe aktivitete të ndryshme mendore. Hani mirë dhe atë që duhet. Ka shumë barishte që ndihmojnë në përmirësimin e memories, por asnjë prej tyre nuk ka treguar efektivitet në testet klinike. Por një dietë e shëndetshme, kontribuon në tru, pasi përmban antioksidantë. Kështu brokoli, boronicat, spinaqi, ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të trurit.

– Relaksohuni: Të gjithë ata persona që gjenden nën ndikimin e theksuar të stresit kanë nevojë për relaksim, për të larguar hormonet të cilat shkaktojnë këtë gjendje të padëshiruar. Relaksimi është një mënyrë e suksesshme për të menaxhuar dhe shmangur stresin.

– Meditoni: Kërkimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit të cilët meditojnë kanë memorie më të mirë. Mjekët argumentojnë se meditimi rrit qarkullimin e gjakut në korteksin qendror të trurit. Kjo rrit përqendrimin, dhe memorien.

– Flini mirë: Gjumi ndikon në aftësinë e trurit për të thirrur informacionin e fundit që ka mësuar. Duke fjetur mirë, minimumi 7 orë në natë ndihmon në përmirësimin e memories afatshkurtër dhe afatgjatë