KINE- Njëherë e një kohë në Kinë ishte problem se si të frenoheshin lindjet, ndërsa sot me zhvillimin e ekonomisë infertiliteti është kthyer në problem.
Shumë çifte vuajnë për të pasur një fëmijë. Për të zgjidhur këtë problem, një spital në provincën Songhziniao, të qytetit Wuhan ka arreduar një dhomë enkas për çiftet. E quajtur si “dhoma e dashurisë” ajo përmban shumë lodra seksi, dvd me filma pornografikë, etj.
Aty mund të gjesh edhe libra mbi fertilitetin dhe leksione të doktorëve të spitalit. Kjo dhomë është krijuar me idenë se raporti pasionant mund të përmirësojë mundësinë për ngjizjen e një fëmije.
Për t’ju gëzuar kësaj atmosfere çiftet kineze duhet të paguajnë 880 jen në natë,afërsisht 120 euro.
Por në përgjithësi mjekët shpjegojnë që çiftet duhet të kthjellojnë idetë dhe njohuritë e tyre. Profesor Peng Xiaohui, seksolog në Universitetin Huazhong rrëfen se një herë ka trajtuar një çift që ngatërronte kërthizën me vaginën. Të mendosh, thotë mjeku që kishin tre vijt të martuar, e të dy kishin mbrojtur doktoraturën.





