Thuhet shpesh se paraja nuk e blen dashurinë.
Është mirë t’ia thonë këtë këtij indiani, që ka vendosur të harxhojë plot 17 mijë euro për të përgatitur një këmishë ari, duke shpresuar se kështu do t’u bëjë përshtypje femrave.
32 vjeçari Datta Phuge, punësoi një ekip prej 15 arpunuesish për të bërë këmishën, për të cilën u deshën dy javë punë.
“Nuk jam mashkulli më i bukur në botë, por sigurisht asnjë femër nuk do i rezistojë kësaj këmishe,” thotë indiani.
“Një këmishë e artë ka qenë ëndrra e jetës sime,” tha Phuge.
Tani ai shpreson se do e quajnë të gjithë burri i artë i qytetit Pimpri.