ITALI- Sipërmarrësi italian Andrea Calevo u rrëmbye nga tre shqiptarë. Mediat italiane sigurojnë dëshminë e një shqiptari i cili ishte pjesë e pengmarrësve. 23-vjecari Simon Aliaj deklaron se tre shqiptarë rrëmbyen biznesmenin.
Mediat italiane shkruajnë sot se rrëmbimi i sipërmarrësit italian Andrea Calevo është kryer nga tre shqiptarë. Ka qenë dëshmia e një 23- vjecari shqiptar Simon Aliaj, i cili pas bashkëpunimit me hetuesinë italiane ka dëshmuar se në operacionin e rrëmbimit të biznesmenit 31-vjecar natën e 16 dhjetorit kanë marrë pjesë tre shqiptarë. Simon Alia u arrestua një ditë më parë, më herët ishte arrestuar dhe një shqiptar tjetër Fabijan Vila,të dy punëtor ndërtimi, ndërsa emri i shqiptarit të tretë nuk bëhet i ditur, ndërsa ai është shpallur në kërkim. Sipas mediave italiane u dyshua se në krye të një grupi pengmarrësish ishte një shtetas italian i quajtur David Bandoni nipi i sipërmarrësit, por dëshmia e shqiptarit 23- vjecar rrëzoi këtë version.
I arrestuar është ndërkohë edhe një 70-vjecar i quajtur Pierluigi Destri. Biznesmeni i rrëmbyer në 16 dhjetor të këtij viti u lirua pak ditë më parë dhe për lirimin e tij pengmarresit kishin kërkuar 8 milion euro. Por, policia italiane deklaroi se asnjë euro nuk iu pagua pengmarrësve. Në vendin ku mbahej peng biznesmeni një bodrum u gjet një armë tip pistolete lodër si dhe një armë gjahu. Armët iu dërguan policisë për të zbuluar shenjat e gishtave.