Ceremonia e varrimit të vajzës 23-vjeçare, e cila ka qenë viktimë e një dhunimi brutal, është mbajtur në Nju Delhi.
Në ceremoni kanë marrë pjesë familjarët dhe disa zyrtarë qeveritarë.
Më 16 dhjetor, vajza është sulmuar në një autobus urban të kryeqytetit dhe është dhunuar brutalisht nga 6 persona. Përkundër përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ajo ka ndërruar jetë të shtunën në një spital të Singaporit.
Krimi ka nxitur protesta në mbarë Indinë, të cilat kanë bërë thirrje për mbrojtje më të madhe të grave.
Të shtunën, gjashtë burrat e arrestuar për dhunim, janë akuzuar për vrasje.
Policia ka thënë se ata mund të përballen me dënim me vdekje.