SHBA– Në SHBA, pas masakrës së 14 dhjetorit në një shkollë, ku mbetën të vrarë 26 persona, mësuesit kanë nisur të marrin leksione për përdorimin e armëve. Trajnuesi Clark Aposhian, po ofron për mësuesit e Utah-s seminare falas, raporton CNN.
“Do të mësojmë një tjetër opsione përveç kërcimit para plumbit”,- shprehet Aposhian duke shtuar se shtimi i armëve sjell më shumë siguri për shoqërinë.
Avokatët për të drejtën e armëmbajtjes do të ofrojnë gjashtë orë trajnimi për 200 mësues të Utah-s ndërsa në Ohio, do të ofrohet praktikë për 24 mësues. Në Arizona përfaqësuesit ligjor kanë propozuar ndryshimin e ligjit, që do t’u lejojë mësuesve të mbajnë armë në shkollë.
Një lëvizje e tillë vjen pasi National Rifle Association propozoi vendosjen e rojeve të armatosur në çdo shkollë. Deri tani vetëm në disa shkolla ka policë të armatosur.