Një ditë pas Ditës së Verës, sheshi “Liria” në Durrës të ofron një pamje komplet tjetër.

Dekori festiv që u mirëprit nga qytetarët është dëmtuar.

Pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm” nga sheshi qendror i qytetit dëshmojnë dëmtimet që kanë shkaktuar gjatë natës shiu dhe era e fortë tek instalacionet e vendosura aty.

Shumë nga shkronjat e instalacionit “I love Durrës” janë rrëzuar përdhe, ndërsa flamujt shumëngjyrësh që zbukuronin të gjithë sheshin janë shkulur.

Thuajse e gjithë zona është bërë e pakalueshme, pasi vargjet me flamurë kanë bllokuar sheshin.

Që nga koha kur 14 Marsi u shpall festë zyrtare, kjo është hera e parë që Durrësi zbukurohej për këtë festë, por për fat të keq, dekori e pati jetën të shkurtër dhe nuk zgjati më shumë se 24 orë.