SHBA– Norman Schwarzkopf, gjenerali amerikan që e komandoi koalicionin ndërkombëtar, i cili i dëboi forcat e Irakut nga Kuvajti në vitin 1991, ka vdekur.
“Normani i stuhishëm”, siç ishte i popullarizuar dhe i njohur në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Ai vdiq dje në Tampa të Floridës, ku kishte shërbyer së fundit si kryesues i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.
Në njoftim për vdekjen e tij thuhet se ish presidenti amerikan, Georg Bush i vjetri,dhe e shoqja Barbara, kanë shprehur ngushëllime për vekjen e gjeneralit Schwarzkopf, duke thënë se ai “ishte patriot i vërtetë amerikan dhe njëri nga liderët më të mëdhenjë ushtarak të gjeneratës së tij”.
Në vitin 1991, gjatë presidencës së Bushit, gjenerali u bë i famshëm për udhëheqjen e operacionit Stuhia Shkretëtirë, me të cilin Kuvajti u çlirua nga forcat e diktatorit irakian, Saddam Hussein.
Gjatë Luftës në Vietnam, i ndjeri Schwarzkopf ishte nderuar si ushtar i luftës.