Është kërkuar institucionalizimi i “Unionit ekonomik shqiptarë”, që ka për synim bashkimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Unioni i cili përbëhet më në krye, zëvendës kryeministrin, Behxhet Pacolli, dhe ish ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Mala, ka i bërë kërkesë zyrtare qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që të hartohen strategji e përbashkëta për zhvillim ekonomik.
Këtë kërkesë, sot e kanë paraqitur para medieve, zv kryeministri Pacolli, ish Ministri Malaj, ndërkohë që në përkrahje të idesë kanë marrë pjese edhe ish presidentet shqiptarë, Alfred Mojsiu, e Rexhep Mejdani.
Megjithëkëtë, promotori i kësaj ideje, zv. Presidenti Pacolli e ka një frikë.
“Unë jam zyrtarë qeveritarë, dhe shpresojë që të mos më ndjekë për këtë EULEX-i, nën pretendim që ka konflikt interesi”.
Pacolli ka thënë se të ftuar kanë qenë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës e të Shqipërisë, por sipas tij ata nuk kanë marrë pjesë. Ai vuri në pah edhe një herë domosdoshmërinë e krijimit të bashkimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, në konferencë është promovuar edhe libri “Bashkimi nis nga Ekonomia”. Ne të cilin libër janë paraqitur punimet e 20 autoriteteve më nam shqiptare, rreth të mirave të përbashkëta ekonomike që mund të ketë mes Kosovës dhe Shqipërisë.





