Kanë qenë të papritura incidentet partiake në Elbasan paraditen e sotme teksa festohej Dita e Verës. Mbështetës të PD dhe PS janë përplasur me njëri-tjetrin pas thirrjeve “Rama ik” nga turma. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues vendorë ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, teksa më herët kishte mbërritur dhe kreu i PD Lulzim Basha.
Përveç përplasjes verbale, ka pasur dhe përplasje fizike mes simpatizantëve të dy forcave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa janë shqoëruar disa persona.





