TURQI – Biznesmeni turk, i cili ishte aksioner në një rafineri nafte në Shqipëri, është vrarë mbrëmjen e djeshme në Stamboll.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta turke "Hyrrijet", e cila thotë se biznesmeni Omer Saten, 57-vjeç, është vrarë më katër plumba në makinën e tij, teksa ndodhej afër shtëpisë.  

Policia ka sqaruar se në vendin e krimit janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa vdekja i është shkaktuar nga një plumb që ka marrë në zemër. Siç raporton media turke,  e cila citon familjarët, rafineria e naftës që kishte në Shqipëri kishte dalë me humbje, prandaj ky i fundit kishte pasur probleme edhe me partnerët shqiptarë.

Mësohet gjithashtu se Omer Satin kishte marrëdhënie biznesi edhe me kompani në Azerbajxhan. Ai ishte i martuar prej pesë vjetësh dhe kishte dy vajza binjake nga kjo martesë.