Shqipëria ka fituar katër vende të tjera në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke e mbyllur vitin 2012 në pozicionin e 63-të.
Klasifikimi i publikuar dje i sheh kuqezinjtë në kuotën e 518 pikëve dhe në një vend të admirueshëm edhe pse rritja ka ardhur pa luajtur asnjë ndeshje.
Ndërkohë, renditja për muajin dhjetor sheh në krye sërish Spanjën, e ndjekur nga Gjermania, Argjentina dhe Italia.
Surpriza e madhe është renditja e Kolumbisë në vendin e pesë, duke lënë pas Anglinë e Portugalinë.