Arrestohet shtetasi me iniciale E.M., 41 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Policia ka vendosur ndaj tij masën administrative 1.000.000 lekë, pasi gjithashtu u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Uniformat blu kanë sekuestruar nga lokali 1 tavolinë pokeri, 1 aparat celular me programet e basteve online dhe një sasi vlere monetare.
Njoftimi i Policisë:
Evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohet dhe ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 1 aparat celular me programet e basteve online dhe një sasi vlere monetare.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit E. M., në Bubq, Krujë, ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 aparat celular me programet e basteve online dhe një sasi vlere monetare.
Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkuar nga shërbimet e Policisë, me masën administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin në lokalin e tij pas orarit të përcaktuar për mbyllje.





