Ish-kryeministri dhe aktualisht deputeti socialist, Bashkim Fino, është infektuar me Covid-19 dhe madje po lufton për të mposhtur sëmundjen.
Kjo u bë e ditur nga zv. kryeministri Erion Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Braçe thekson se miku i të gjithë socialistëve po luftonte fort për betejën e tij më të rëndësishme, por pa dhënë detaje nëse ish-kryeministri dhe ish-ministër në qeveritë socialiste, në spital apo në shtëpi.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Bashkim Fino është një shok, një mik, një koleg, një socialist!
Është me ne çdo ditë në betejë; Po lufton fort e po bën betejën e tij, tonën, ne gjithashtu po bëjmë betejën e tij, tonën, të përbashketën në Lushnjë, Divjakë, Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër;
Një për të gjithë e të gjithë për një, edhe për bashkimin! Forca kampion!
BASHKIM FINO ESHTE NJE SHOK, NJE MIK, NJE KOLEG, NJE SOCIALIST! Eshte me ne cdo dite ne beteje; Po lufton fort e po ben…
Posted by Erion Braçe on Friday, March 12, 2021





