Shoqërohet në komisariatin e Krujës një adoleshent 14-vjeçar, i akuzuar se plagosi me mjet prerës 2 adoleshentë të tjerë.
Falë reagimit në kohë të efektivëve blu adoleshenti K.G. u ndalua menjëherë dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.
“Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”,- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





