TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules ka reaguar sot pas publikimit të rezultatit përfundimtar të Censusit 2011. Me anë të një deklarate të bërë për mendiat kjo parti shprehet se nuk i njeh rezultatet e tij. 

Sipas PBDNJ-së, rezultatet janë në disfavor të minoriteteve, ndërsa procesi i mbledhjes së të dhënave sipas tyre ishte jo transparent. 

“Procesi i mbledhjes së të dhënave me shkelje të panumërta. Gjatë mbledhjes së tyre kishte veprime arbitrare, të dhënat janë të stisura”. 

PBDNJ sqaron se shifrat e publikuara dhe zyrtarisht nga INSTAT ‘nuk pasqyrojnë realitetin në Shqipëri’. 

“Minoritetet do i drejtohen institucioneve të vendit. Censusi i ndërtuar mbi bazën e të dhënave provokuese, është i rrezikshëm, për rajonin dhe Evropën”, theksohet në deklaratën e tyre.