Mbrëmjen e djeshme u vra në banesën e tij në Itali, 27-vjeçari shqiptar Santino Xhyra. Sipas mediave italiane i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, është 39-vjeçari shqiptar Shaban Fejza.
Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes, pasi policia mori dëshmitë e personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen.Në dëshminë e tij, Fejza ka thënë se ishte konfliktuar me 28-vjeçarin për një shtëpi me qera.
Mësohet se 39-vjeçari ka kërkuar që të jetojë në shtëpinë me qera ku jetonte Xhyra me disa shokë të tij, por pronari italian i ka thënë se nuk mund të qëndrojë aty pasi Xhyra me shokë nuk e kishin paguar qiranë.
Pronari italian i ka kërkuar 39-vjeçarit që të fliste me Xhyrën dhe shokët e tij që ta lejonin për të jetuar aty.
Pas këtij konflikti, mendohet se Shaban Fejza ka qëlluar me armë në gjoks dhe në bark 28-vjeçarin Santino Xhyra duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.





