ATHINE – Greqia pritet të marrë sot këstin e radhës të paketës së ndihmës, në mënyrë që të shmangë falimentimin. Pas javësh të tëra negociatash, ministrat e financave të eurozonës dhe FMN, ranë dakord muajin e shkuar për lëshimin e këstit në vlerë 44 miliardë euro. Athina zyrtare pret prej qershorit paratë që do ta ndihmojnë qeverinë të paguajë një pjesë të borxhit e të mbështesë sistemin bankar në vend. Ministrat ranë po ashtu të ulnin borxhin grek me 40 miliardë euro të tjera. Deri tani FMN dhe Komisioni Europian janë zotuar t'i japin Greqisë 240 miliardë euro, nga të cilat vendi ka marrë rreth 150. Në këmbim, Athina duhet të ndërmarrë masa të ashpra kursimi, të cilat kanë gjunjëzuar ekonominë. Sipas Eurostat, ekonomia greke ka rënë me 20 për qind që nga nisja e krizës në vitin 2008.


Paketa e ndihmës, Greqia merr këstin e radhës

Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme

Të fundit

Horoskopi ditor, e diel 13 prill 2025

Vrau gruan e pronarit në Shkodër me porosi të tij, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimet e të dënuarit përjetë

Sulmuesi drejt rinovimit të kontratës me Bayern

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri! Provat e reja hedhin poshtë një pjesë të dëshmisë së Mark Samsonit, dyshohet i përfshirë…
