Christina Aguilera ka pozuar për kopertinën e albumit të saj të ri, i cili së shpejti do të gjendet në duart e adhuruesve të këngëtares. Ajo shfaqet pa rroba duke thënë se ajo e adhuron trupin  e saj dhe se do të mund të qëndronte tërë ditën lakuriq.

“Me këto linja ndjehem më e dëshirueshme se kur isha e dobët. Po të mundja, gjithmonë do të rrija lakuriq, sepse jam shumë tërheqëse për veten time,” tha këngëtarja, e cila kohët e fundit është duke u kritikuar vazhdimisht në llogari të figurës së saj të plotë.

“Më pëlqen fakti që me fund kam një prapanicë të rrumbullakët dhe mund të vesh bluza të ngushta e të tregoj dekoltenë,” tha Aguilera, duke shtuar se mbipesha e saj mund të pengojë vetëm njerëzit keqdashës dhe xheloz.

Ndërsa dikur ish-fituesja e showt “America’s Next Top Model” Whitney Thompson ka shprehur dëshirën e saj që 31-vjeçarja Aguilera të jetë shenjë mbrojtëse e web-faqes së saj, "TheBigandTheBeautiful.com", që u dedikohet femrave të plota. 

Paratë që do t’i merrte këngëtarja për këtë angazhim kapin shumën prej 2,2 milionë eurove.

Aguilera do të nxjerrë në treg albumin e saj të ri të quajtur “Lotus”, sipas medieve amerikane, më 13 dhjetor të këtij viti.