Një shqiptar u qëllua për vdekje pasditen e sotme rreth orës 16.00 në lagjen Liberta të qytetit të Barit në Itali. Sikundër mësohet shqiptari që humbi jetën është Santino Xhyra. Policia ndërkohë ka rrethuar zonën me qëllim gjetjen e provave për identifikimin e autorëve.

Viktima, 29 vjeç, mësohet se ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai qëllua me tre plumba, të cilët i mori në gjoks dhe në bark.

Xhyra u dërgua me urgjencë drejt spitalit me një makinë private që drejtohej nga një tjetër shqiptar, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.