Dy qytetarë të Kavajës janë ndarë nga jeta ditën e sotme, pasi humbën betejën me koronavirusin. Fillimisht humbi jetën mjeku Mehmet Demrozi, ndërsa më pas edhe efektivi i policisë Harun Hasa.
Hasa u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Disa ditë pas infektimit gjendja e tij u rëndua duke mos e përballuar sëmundjen.
“Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare efektivi i Policisë Harun Hasa. Ngushëllime Familjes dhe miqve! Qoftë i Xhenetit” shkruan një nga faqet e qytetit të Kavajës në rrjete sociale.





