Dyshimet e deri më tanishme janë konfirmuara! Në Shqipëri ka hyrë varianti i ri i COVID, ai i britanikëve që lidhet edhe me shtimin e rasteve të reja, më së shumti te moshat e reja. Janë persona që kanë pasur kontakt me personat që ku është evidentuar mutacioni apo kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë shteti, kanë ardhur në Shqipëri apo kanë qenë të reinfektuar, dhe persona që kanë ardhur nga survejanca e sëmundjeve të rënda respitatore, pra shtrime në të gjitha spitalet e vendit.
Kjo është përgjigja e mostrave që u ekzaminuan në laboratorët e Londrës. Ndërkohë, edhe pse ka një ulje të lehtë të rasteve, masat që janë aktualisht do të mbeten në fuqi, për një periudhë 2 javore.

Gjithashtu, Komitetit Teknik të Ekspertëve, iu shtuan sot tre anëtarë të rinj, pas largimit të Najada Çomos dhe Tritan Kalos. Në vendin e tyre u vendosën Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola.

Komiteti në fuqi i ekspertëve la në fuqi masat ekzistzuese:

  • – Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
  • – Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
  • – Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
  • – Universitetet vijojnë online
  • – Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe