Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për doktorin e njohur nga Kavaja, Mehmet Demrozi, i cili ishte në intubim prej disa ditësh.

Mjeku neurolog i spitalit të Kavajës nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.

Pas përkeqësimit të gjendjes, Demrozi, 68 vjeç ishte i intubuar në një spital privat, por nuk mundi ta mposhte virusin.

Që nga fillimi i pandemisë, shumë mjekë dhe infermierë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.