46-vjeçari Eduart (Artan) Haxhi është arrestuar në Elbasan pasi është dënuar në 2008 në Itali me 10.4 vite burg për prostitucion.
Haxhi do të ekstradohet në vendin fqinjë për të vuajtur dënimin e dhënë 13 vite më parë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian”,– njofton policia.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.





