Në bashkëbisedimin virtual me të rinj që votojnë për herë të parë, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është pyetur për fati e rreth 40 pallateve të shembura e që presin rindërtimin.

Duke theksuar nisjen e punimeve në vetëm dy pallate brenda në qytet dhe hapjen e kantierit të Spitallës dhe Manzës, Sako nuk dha asnjë afat konkret se kur pritet të nisin punimet në pallatet e tjera për të cilat është vendosur të ndërtohen po aty ku ngriheshin para tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit 2019.