Fshatrat Rrenas në Belsh dhe Qukës Shkumbin janë tronditur nga dy ngjarje të rënda të ndodhura në orët e para të mëngjesit, ku dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetasi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.”

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetasi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.