Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.
Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.
25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë dhe u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.
Babë e bir, të cilët vuanin nga probleme të shëndetit mendor, kanë patur konflikte edhe më parë dhe 25-vjeçari Erdis Rapo e ka kërcënuar duke i thënë se do ta vriste.
Sipas të afërmeve, familja jetonte në kushte shumë të rënda ekonomike.





