Të paktën tri raketa ranë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.
Pavarësisht shpërthimeve afër vendit ku po mbahej falja e Kurban Bajramit, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë namazin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirëais Stanikzai tha se raketat ranë ndërsa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër.
Ai tha se nuk ka të plagosur, ndërsa përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.
Disa minuta pas, Ghani mbajti fjalimin, duke thënë se talibanët nuk kanë “asnjë qëllim dhe vullnet për paqe”.





