29nëntor 2015 – Vetëm nëpërmjet një testi të gjakut mund të zbulohet nëse do të jetosh apo jo brenda 5 viteve të ardhshme. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën “PLoS Medicine”, njofton tvklan. Studiues nga Finlanda dhe Estonia kanë zbuluar 4 molekula në gjak, të cilat bëjnë të mundur të tregojnë nëse njeriu mund të preket nga sëmundje që shkaktojnë vdekjen 5 vitet e ardhshme apo jo.

Nëpërmjet përdorimit të mostrave të gjakut studiuesit vënë re nëse trupi rrezikohet të preket nga sëmundjet e zemrës, kancerit apo edhe sëmundje të tjera. Në këtë mënyrë ata mund të përpiqen ta parandalojnë.

Hulumtuesit testuan mostrat e gjakut në 17.000 njerëz të shëndetshëm dhe vunë re se si ndikonte veprimtaria e 4 molekulave në organizmin e tyre.

Gjatë testeve ata panë se nëse këto molekula jepnin sinjale që tregonin se trupi rrezikohej nga prekja e sëmundjeve vdekjeprurëse, asnjë faktor tjetër nuk ndikonte. Autori i studimit, Johannes Kettunen nga Instituti Finlandez i Mjekësisë Molekulare, tha se ishte vënë re se rezultatet e këtyre testeve të gjakut mbeteshin të vlefshme dhe efektive, pavarësisht moshës së personit apo faktorëve si pirja e duhanit, obeziteti, mënyra e jetesës, etj.  Në thelb, gjithçka është e përqendruar në këto 4 molekula dhe ndikimin e tyre në organizëm.

/portali DurresLajm/