Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD, Osman Metalla, vjen me një urim të veçantë për të gjithë armatën e mësuesve, që me përkushtim edukuan dhe vazhdojnë të edukojnë brezat dhe t’i përgatisin si qytetarë të mirë të këtij vendi në të ardhmen.
“Të jesh mësues apo pedagog nuk është një detyre e lehtë por një mision fisnik e i vështirë. Nuk mjafton thjesht dhe vetëm dhënia e dijes, nuk mjafton të përgatisim thjesht dhe vetëm profesionistë të mirë, por mbi të gjitha për një shoqëri më të mirë duhet të përgatisim qytetarë të mirë!”,- shkruan ndër të tjera dekani Metalla.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Sot është një ditë e veçantë për të gjithë atë armatë të mësuesve të cilët me përkushtimimin, idealizmin dhe qytetarinë e tyre kanë përcjellë vlerat njerëzore dhe diturinë tek brezat e rinj në vite!
Kujtoj me respekt mësuesen time të parë dhe çdo mësuese e mësues që më ka dhënë mësim!
Mirënjohje e respekt pa fund për të gjithe mësuesit e mi, dhe për të gjithë ata mësues e pedagogë të cilët ndër vite kanë përcjellë me durim e dashuri dijet tek nxënësit e tyre!
Kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata mësues të cilët nuk jetojnë më. Dijet që ata perçuan tek brezat vazhdojnë të kenë ndikimin e tyre në shoqëri. I paharruar kujtimi I tyre!
I uroj Gëzuar festen të gjithë atyre mësuesve dhe pedagogëve të cilët aktualisht janë të angazhuar në mësimdhënie, dhe që me durim po përballojnë dhe sfidat e kohës, duke ju përshtatur dhe nevojës për mësimdhënie online si pasojë e vështirësive të krijuara nga Pandemia e Covid-19, një sfidë jo e lehtë si për mësuesit ashtu dhe për vetë nxënësit e studentët. Uroj që sa më parë të jemi sërish në auditor së bashku me studentët tanë!
Të jesh mësues apo pedagog nuk është një detyre e lehtë por një mision fisnik e i vështirë. Nuk mjafton thjesht dhe vetëm dhënia e dijes, nuk mjafton të përgatisim thjesht dhe vetëm profesionistë të mirë, por mbi të gjitha për një shoqëri më të mirë duhet të përgatisim qytetarë të mirë!
Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve!
Gëzuar 7 Marsin të dashur kolegë!
Të dashur miq! Sot është një ditë e veçantë për të gjithë atë armatë të mësuesve të cilët me përkushtimimin, idealizmin…
Posted by Osman Metalla on Saturday, March 6, 2021





