27 nëntor 2015 – Të gjithë mendojnë se kokaina, heroina apo kanabis janë drogërat më të forta, por cili është mendimi i shkencëtarëve?

Më e keqja vjen nga alkooli. Ky fakt thuhet nga dy studime të ndryshme, njëri i zhvilluar në Britaninë e Madhe dhe tjetri nga disa shkencëtarë europian, ku sipas të dy grupeve konfirmohet se alkooli është më i rrezikshmi.

Siç raporton “Metro.uk”, alkooli është “droga” që shkakton më shumë dëmtime tek ata që e përdorin.

Sipas David Nutt, droga më e rrezikshme vjen nga alkooli. Për të nxjerrë këtë përfundim ai ka klasifikuar 20 lloje drogërash, duke i përballur me 16 dëme që mund të shkaktojnë ato.

/portali DurresLajm/