26 nëntor 2015 – Shpëtoni nga djetat “e tmerrshme” për të humbur peshën tuaj. Ushqehuni shëndetshëm duke mos u ndjerë të uritur. Ja cilat janë 8 produktet me të cilat mund të humbni peshë:

1. Jogurti: kjo delikatesë kremoze është e mbushur me kalium, dhe studimet tregojnë që kaliumi mund të luftojë shtimin në peshë duke penguar absorbimin e yndyrave në zorrën tuaj të hollë.

2. Vezët: shmangni petullat dhe filloni ditën tuaj me vezë të ziera. Duket që vezët ua kalojnë karbohidrateve kur bëhet fjalë për të ndihmuar të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë – dhe kjo do të thotë më pak sulme urie më vonë gjatë ditës.

3. Arrat: Po, e dimë, që arrat kanë sasi të mëdha yndyrash. Por, janë lloji i yndyrave të mira që trupi juaj i do, prandaj heshtni dhe dëgjoni, transmeton Koha.net. Arrat janë po ashtu të mbushura me proteina dhe fibra që frenojnë urinë. Vetëm hani në sasi të vogla, jo të mëdha.

4. Drithërat integrale: Shkëmbeni drithërat e rafinuara për drithëra integrale, siç janë orizi i kaftë, kuinoa, tërshëra, drithërat e papërpunuara, dhe buka dhe pasta 100% integrale. Hulumtuesit thonë që ky hap i thjeshtë mund të ndihmojë të skalitet e rrafshohet beli juaj.

5. Avokado: Yndyra e pangopur në avokado duket që rrit nivelet e leptinës, hormon i trupit që ndalon urinë, i cili i tregon trurit tuaj se jeni të ngopur.

6. Kërpudhat: Na pëlqen ky trik i shijshëm për pakësimin e kalorive. Përdorni kërpudhat në vend të mishit në recetat tuaja të preferuara. Automatikisht do të pakësoni rreth 400 kalori dhe do të shmangni yndyrat e ngopura të mishit që mbushin belin dhe bllokojnë arteret.

7. Vaji i ullirit: Do të mahniteni kur mësoni që vaji i ullirit përmban një armë të fshehtë të quajtur acidi oleik – një yndyrë e shëndetshme që ju bën të ndiheni të ngopur dhe ju ndihmon t’ia vini frenin ngrënies së tepërt.

8. Specat e kuq djegës: Ata janë dëshmia finale që ngrënia e shëndetshme nuk duhet të jetë pashije. Speci i kuq, jalapeno, serrano dhe specat tjerë të kuq të gjithë përmbajnë capsaicinë, një komponentë djegës që do të bëjë pikant ushqimet tuaja, por edhe do të qetësojë apetitin tuaj.

/portali DurresLajm/