23 nëntor 2015 – Një histori shokuese dhe e frikshme vjen nga Bronx-i, në Nju-Jork. Një vajzë e çmendur i preu fytin një vajze tjetër shtatzënë dhe pasi e vrau, i nxori nga barku fëmijën e palindur. E gjithë ngjarja makabër ka ndodhur në apartamentin e vrasëses 22-vjeçare Ashley Wade, e cila vrau mizorisht Angelikque Sutton.

22-vjeçarja e kishte marrë beben, e cila për fat kishte shpëtuar dhe teksa po e përkundte, ajo zbulohet nga i dashuri i saj. Ky i fundit i telefonoi policisë dhe më pas u bë arrestimi i vrasëses gjakftohtë.

Gjaku ishte shpërndarë kudo, madje dhe nëpër shkallë, ndërsa në banjë afër trupit të pajetë të Sutton, u gjetën placenta dhe një thikë.

Mediet e huaja shkruajnë se fëmija që erdhi në jetë 1 javë para kohe, është në gjendje të mirë shëndetësore.

/S.L. portali DurresLajm/