20 nëntor 2015 – Gjumashët do të trishtohen nga ky lajm. Por studiuesit thonë se të flesh më shumë në fundjavë është një e keqe më shumë se një e mirë.

Një studim i ri ka zbuluar se të zgjohesh vonë rrit rrezikun e diabetit. Sipas këtyre rezultateve, nga universiteti i Pitsburgut në SHBA, qoftë dhe një ndryshim i vogël ju sëmur.

Këto ndryshime të vogla përfshijnë zgjimin shpejt për në punë për një javë, dhe gjithë ditën gjumë në ditë pushimi. Studiuesit kanë zbuluar se punëtorët përballen me rrezikun më të madh të sëmundjes, për shkak të disbalancës së përhershme të orës së trupit. 

Studimi i fundit, i publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, zbulon se personat në moshën e mesme, që kanë nisur ditën e tyre në orët e vona, kanë rritur nivelin e yndyrës në gjakun e tyre.

/portali DurresLajm/