11 nëntor 2015 – Të ecësh do të thotë të jesh më pak i rrezikuar nga kanceri. Prof. Robert Thomas shprehet se shëtitjet e shpeshta në natyrë ulin mundësinë për t'u prekur nga kjo sëmundje dhe gjithashtu reduktojnë efektet anesore të pacientëve që vuajnë.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kembrixhit me 120 pacientë vërtetoi se vetëm 11 % prej tyre ecin dhe bënin ushtrime gjatë kimioterapisë.
“Shumë njerëz mendojne se do të jetë më mirë për ta nëse marrin vitamina dhe kështu nuk bëjnë stërvitje. Por nuk ka asnjë provë se marrja e tyre sjell përfitime për shëndetin” – shprehet Thomas për Daily Mail.
Sugjerimi që jep ai është ecja për 3 orë në jave, kjo gjë redukton mundësinë me 30% për t'u prekur nga kanceri.
/portali DurresLajm/