10 nentor 2015 – Pas shtatë javësh kampionat bie edhe Teuta. Është Dinamo që u shkakton humbjen e parë kryesuesve të Grupit B, pas një loje të shkëlqyer, të konkretizuar në pjesën e dytë. Rastet e bluve u finalizuan nga ana e Alimadhit në të 61-tën dhe Abazajt në të 72-tën. Skuadra durrsake u mundua të reagonte, por nuk pati shkëlqimin e javëve të kaluara. Abdulla Dushku

FK DINAMO – TEUTA 2-0
GOLAT: Alimadhi 61′, Abazaj 72′
FK DINAMO: Varfi, Ramaj, Doçi, Bala, Sina, Musabelli, Gjuzi, Simo, Lervanaku, Abazaj, Alimadhi. (U aktivizuan: Kurti, Nazari, Daçi, Skifteri, Petromile). Trajner: O.Uku
TEUTA: Vata, Seferi, Hajdini, Shala, Lika, Hoxha, Trimi, Vila, Përkeqi, Domi, Mara. (U aktivizuan: Gjozi, Kuçi, Imeri). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: M.Troka, D.Haskaj, K.Gjergji (Fier)

 

U19-SHKËNDIJA E DURRËSIT – AF DINAMO 2-1
GOLAT: Shytemerja 66′ (11-m), Frroku 78′ / Rama 23′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Sulaj, Pergjoni, Lamaj, Torra, Uka, Kutrolli, Cërriku, Frroku, Shytemerja. (U aktivizuan: Berisha, Shala, Jaupaj). Trajner: A.Domi
AF DINAMO: Alushi, Rama, Cami, Bajo, Macaj, Goxhaj, Tanko, Hasa, Etemi, Shahini, Lici. (U aktivizuan: Deliu, Masha, Mukja).Trajner: I.Spahiu
GJYQTARË: H.Rakipi, Q.Shehaj, A.Marko (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Hoti, Berisha / Hasani, Ahmetaj

Shkëndija e Durrësit mposhti me vështirësi AF Dinamon, që këtë herë drejtohej nga Ilir Spahiu dhe jo Ilir Daja. Miqtë kaluan në avantazh me anë të Ramës në minutën e 23-të. Me shifrat 0-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Shytemerja realizoi nga pika e bardhë. Golin e triumfit e shënoi Frroku pas një rrëmuje në zonën e bluve.

/portali DurresLajm/