10nentor 2015 – Wayne Rooney ka hedhur në tapet Wade Barrett në një ndeshje WWE mbrëmjen e djeshme. Kapiteni i Manchester United dhe Anglisë ka goditur me shuplakë Barret pasi është thirrur nga wrestleri buzë ringut. Pamjet tregojnë Wayne Rooneyn që del nga truma dhe i jep një goditje me të djathtën yllit të WWE në stadiumin “Manchester Arena”. Situata është “ndezur” nga Barret, i cili ka marrë mikrofonin dhe ka filluar të provokojë Rooney, duke i thënë të pranishmëve se: “Në këtë ring janë dy burra që mund të përshkruhen si kampionë. Gjë që nuk nuk mund të thuhet për Wayne Rooney dhe Manchester United”.

Barret, i cili është 2 metra i gjatë, i ka thënë turmës se po mendonte ta ftonte Rooneyn, i cili ishte bashkë me djalin e tij, në ring, por shtoi: “Nuk do të më pëlqente që djali yt të shihte babanë e tij të dështonte. Edhe pse e shikon këtë gjë sa herë që futesh në një fushë futbolli”. Sulmuesi i United, pas këtyre fjalëve, është ngritur në këmbë dhe i është afruar ringut, duke thënë: “Hajde atëherë”. Goditja e Rooney ndaj wrestlerit është pritur me brohoritje nga 20,000 të pranishmit. Barrett, 35 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Stuart Benett, e ka nisur karrierën e tij si boksier para se të kalonte te WWE, duke u bërë një nga sportistët më të famshëm të kësaj disipline.