/th. m. portali DurresLajm/
Durres, Porti do të zhvendosë siloset e grurit
9 nëntor 2015 – Drejtoria e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës, ka ndërmend të zhvillojë një tender për një investim disi të veçantë. Bëhet fjalë për zbatim-ndërtimin e bazamentit të siloseve të drithit dhe zhvendosjen e tyre nga kalata nr. 5 në sheshin pas kalatës 2.
Ky investim prej 15 milionë lekë (107 mijë euro) bëhet nga të ardhurat e vetë portit. Punimet duhet të përfundojnë 60 ditë nga data e fillimit te tyre. Tenderi do të zhvillohet më 16 nëntor 2015.
Projektimi nga inxhinieri i ndjerë Shpëtim Prodani dhe kolegë të tij dhe ndërtimi i siloseve të grurit u takon viteve 1980. Gruri përpunohet në kalatën 5, e cila ka një gjatësi 236 metra linear dhe thellësi pranë kalatës nga 7.1 deri 9.2 metra. Kalata është e pajisur me 5 silose për depozitimin e grurit me kapacitet 1 500 tonë.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
VIDEO/ Sulm me dron rus në Ukrainë, humbin jetën nëna dhe djali 9-vjeçar
Media e njohur amerikane komenton suksesin e Egnatias: Si është “la remontada” në shqip?
Biologe dhe “eskortë”! Kush është gruaja që hodhi në erë një ukrainas të kërkuar për tradhti në Krime
SPAK hap aplikimet për 40 vende pune në BKH, ja kriteret dhe afati i aplikimit





