9 nëntor 2015 – Gjatë një ndeshjeje për kampionatin amator të futbollit në stadiumin e ishullit të Lesbos, ka ndodhur një incident. Protagonist i këtij incidenti është trajneri i ekipit, i cili u inatos me një lojtar shqiptar pasi mori karton të kuq.
Sipas medieve greke, edhe pse ekipi i tij po fitonte, trajneri kërcënoi lojtarin shqiptar me pistoletë. Për këtë arsye, veprimi i tij është konsideruar shprehje raciste dhe është dënuar dhe nga lojtarët e ekipit. Lojtarët kanë çarmatosur trajnerin dhe më pas e kanë larguar atë nga stoli.
/portali DurresLajm/