9 nëntor 2015 – Real Madridi pësoi humbjen e parë në La Liga, duke u mposhtur si mysafirë nga Sevilla, me rezultatin 3:1. Edhe kjo natë nuk ishte për Cristiano Ronaldo, që dukej larg formës së mëparshme teksa në një moment portugezi humb nervat. Ronaldo gjatë një momenti në ndeshje, tentoi të godiste me bërryl Krychowiakin e Sevillas.

Një gjest të tillë, Ronaldo e bëri edhe gjatë javës së kaluar në ndeshjen ndaj Las Palmas. Ky nuk është një sinjal i mirë as për Realin dhe as për vetë portugezin që duket se ka ndryshuar rrënjësisht për keq këtë edicion. Ai madje në disa raste u tregua egosit ndaj Sevillas, duke mos pasuar topin te bashkëlojtarët e tij.

/portali DurresLajm/