7nentor 2015 – Mbrojtësi gjakovar që për momentin po luan në Zvicër me FC Oerlikon, Ardian Krasniqi është vetëm 18 vjeç ,por ka kaluar plot pesë vite te gjigantët francezë të Paris Saint Germain (PSG) me të cilët ka marrë pjesë edhe në UEFA Youth League.
Krasniqi ka marrë pjesë disa herë në të ashtuquajturit “zbore” të Kombëtares së moshave dhe është treguar gjithnjë i gatshëm të përfaqësojë Shqipërinë por tashmë ai është edhe zyrtarisht me pasaportë shqiptare dhe mund të marrë pjesë edhe në garat zyrtare. A mundet që Shqipëria të ketë gjetur Lorik Canën e ri? Koha do ta tregojë.
/portali DurresLajm/