6 nëntor 2015 – Do të luhen ditën e shtunë takimet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj e femra. Një javë që pritet të dhurojë më shumë rivalitet e spektakël krahasuar me të parën, teksa edhe sfidat që do të luhen nesër në pallatet e sportit anembanë Shqipërisë janë më interesante. Duke nisur nga përballja Studenti-Teuta për meshkuj, ku në “Asllan Rusi” do të duelojnë dy finalistët e Kupës së Federatës. Për kampionët e trajnerit Ylli Tomorri ky është një test i mirë para debutimit javën e ardhshme në Kupat e Europës (në Challenge Cup ndaj rivalëve serbë). Dy takimet e tjera të kësaj jave janë Elbasani-Vllaznia dhe Skënderbeu-Tirana.

Te femrat, në Grupin A1, vëmendja është te sfida Teuta-Tirana, dy ekipe rivale e pretendente për titull. Por edhe takimet Vllaznia-Skënderbeu e Elbasani-Tirana mund të dhurojnë emocione e surpriza. Edhe Grupi A2 rezervon duele interesante, si derbi kryeqytetas Dinamo-Studenti apo sfida tjetër Lushnja-Vlora Volley.

Volejboll-Meshkuj, java e dytë (7 nëntor)

Elbasani – Vllaznia, ora 13:00 (Elbasan)

Skënderbeu – Tirana, ora 13:00 (Korçë)

Studenti – Teuta, ora 17:00 (Aslla Rusi-2)

Farka Volley (pushim)

Renditja: Tirana 3 pikë, Farka Volej 3 pikë, Teuta 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Elbasani 0 pikë dhe Studenti 0 pikë.

Volejboll-Femra, Grupi A1 java e dytë (7 nëntor)

Barleti Volley – Flamurtari, ora 13:00 (Asllan Rusi-2)

Vllaznia – Skënderbeu, ora 13:00 (Shkodër)

Elbasani – Partizani, ora 15:00 (Elbasani)

Teuta – Tirana, ora 18:00 (Durrës)

Renditja: Barleti Volej 3 pikë, Partizani 3 pikë, Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Flamurtari 0 pikë dhe Elbasani 0 pikë.

Volejboll-Femra, Grupi A2 java e dytë (nesër, 7 nëntor)

Dinamo – Studenti, ora 10:00 (Asllan Rusi-2)

Korabi – Mirdita, ora 10:00 (Peshkopi)

Divjaka – Apolonia, ora 11:00 (Krutje)

Lushnja – Vlora Volley, ora 14:00 (Krutje)

Renditja: Lushnja 3 pikë, Dinamo 3, Studenti 2, Apolonia 2, Vlora Volej 1, Korabi 1, Mirdita 0 dhe Divjaka 0 pikë.

/portali DurresLajm/