4nentor 2015 – Sipas aksionarit të klubit të Monaco-s, Alessandro Proto, Chelsea refuzoi të martën një ofertë 50 milionë eurosh për trajnerin portugez Jose Mourinho. Proto deklaroi se ishte takuar me Roman Abramovich në Londër për të bindur presidentin e Chelsea-t të pranonte ofertën për trajnerin portugez. E ardhmja e Mourinhos në “Stamford Bridge” është vënë në dyshim, pas një fillimi të dobët të sezonit në Premier League.
Monaco ofroi shumën e 50 milionë eruove për të paguar klauzolën e kontratës së tij, por menaxheri i portugezit, Jorge Mendes këmbënguli mbi faktin që “The Special One” do të qendrojë në Londër deri në vitin 2019-të. Refuzimi i ofertës përbën edhe një votë besimi nga presidenti Abramovich, të cilit i ësht bërë thirrje të heqë dorë nga Mourinho pas 6 humbjeve në këtë sezon të kampionatitn anglez, ku kampionët në fuqi renditen në vend të 15-të.Në një deklaratë të lëshuar nga kompania në pronësi të Proto, “Proto Enterprises”, shkruhet se takimi me presidentin rus të Chelsea-t u bë në Londër të martën. “Proto Enterprises” konfirmoi autenticitetin e këtij takimi dhe la të kuptohej se Abramovich do të ishte i interesuar të lejonte Mourinhon të largohej vetëm në rast se Moncao do të dyfishonte ofertën në 100 milionë euro. Mourinho, i cili firmosi para pak kohësh një kontratë të re deri në korrik të 2019-s, u pyet nga gazetarët se sa kohë mendonte se i kish mbetur në stolin e Chelsea-t. Portugezi u përgjigj kështu: “Katër vite. Ose më saktë, tre vite dhe shtatë muaj.”
/portali DurresLajm/