4 nëntor 2015 – Fabio Sakaj quhet mesfushori i ri me origjinë shqiptare që është nën vëzhgim nga Juventus. 17­-vjeçari është pjesë e Modenas në Serinë B. Djaloshi i cili është aktivizuar në disa ndeshje në 2 sezonet e fundit mund të bëjë hapin e karrierës së tij. Së bashku me shqiptarin Sakaj në shënjestër të skuadrës bardhezi është edhe Emanuel Besea. “Kemi biseduar më shumë se në një rast për ta, por asgjë nuk është e mbyllur. Të shohim se çdo të ndodhë në janar, presim shumë prej tyre”, deklaroi presidenti i Modenas, Antonio Caliendo për Tuttomercatoweb.com. 

/portali DurresLajm/