1nentor 2015 – Po kalon një formë fantastike por jo gjithcka shkon vaj në jetën e sulmuesit të Bayern Munich, polakut Robert Lewandowski. Përkundrazi, mund të kthehet në ferr të vërtetë kur mëson se Lewa rrezikon seriozisht të përfundojë në burg pasi është parë të konsumojë alkool në publik…në Poloni.

Në Poloni ka një ligj shumë të ashpër dhe që zbatohet me përpikmëri të madhe, sipas të cilit ndalohet rreptësisht konsumimi i alkoolit në rrugë mirëpo Lewa me disa nga shokët e skuadrës e kanë shkelur me të dy këmbët këtë ligj duke pirë shampanjë pas takimit Poloni – Irlandë, pas të cilit polaket festuan të drejtën e pjesëmarrjes në Europianin 2016. Edhe pse në Poloni burime nga policia e vendit e kanë marrë seriozisht këtë veprim, lojtari dhe agjenti i tij janë shprehur se nuk besojnë që do të merret ndonjë masë ekstreme. Mbetet për t'u parë.

/portali DurresLajm/