14-14, 16-11, 11-24, 15-28
31 tetor 2015 – Sot ekipi i basketbollit të femrave Goga Basket, ishte mysafire në qytetin e Shkodrës. Rivalja e radhës ishte Vllaznia, e cila kërkonte të përfaqësohej sa më mirë në këtë sfidë. Goga Basket e ka bërë të njohur objektivin e saj, synon titullin kampion. Përballë kësaj, fitorja ishte më shumë se sfidë. Perioda e parë u mbyll në shifra të barabarta 14-14, për të kaluar në epërsi Vllaznia në periodën e dytë 16-11 dhe ta përfundojë pjesën e parë 30-25.
Por në pushim, trajneri Greva udhëzoi vajzat e tij që të bëjnë më kujdes në pjesën e dytë dhe të nisin nga kthesa që në periodën e tretë. Ashtu si në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Kamza Basket dhe në dy periodat e pjesës së dytë, dallohen për gjuajtjet nga distanca Qypi dhe Xhanaj. Disavantazhi jo vetëm barazpeshohet, por vajzat e Goga Basket kalojnë në avantazh 11-24 dhe për ta thelluar më shumë rezultatin në favor të saj në 15-28 në periodën e katërt, për ta fituar me meritë takimin 56-77.
Kjo është fitorja e tretë e Goga Basket, duke mbetur e klasifikuar në vendin e dytë.
/portali DurresLajm/