30 tetor 2015 – Antonio Conte do të emërohet trajneri i ri i Chelsea-t, pas përfundimit të këtij sezoni sipas “Sky Italia”-a. Conte është aktualisht në drejtim të Kombëtares Italiane të cilën e kualifikoi në Euro 2016.

Por, ai nuk pritet që të rinovojë kontratën e tij me Federatën Italiane pas përfundimit të Europianit. Trajneri i njohur italian mund të zërë vendin e Jose Mourinhos, i cili mund të shkarkohet gjatë këtyre ditëve. Conte është zgjedhja më perfekte nga drejtuesit e Chelsea-t, të cilët kanë gati një kontratë të gjatë për të.

/portali DurresLajm/